“Sot nënshkruam memorandumin e bashkëfinancimit në vlerë prej 318,000.00€ për fillimin e projektit të ujësjellësit në fshatin Uglar, bashkë me drejtorin e organizatës Qatar Charity, Esam Dabab”, ka bërë me dije, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai tha se ky projekt do të sjellë përmirësimin rrënjësor të jetesës së banorëve të fshatit.
“Ne shprehim mirënjohje të thellë ndaj organizatës bamirëse për bashkëfinancimin e këtij projekti jetik”, ka thënë tutje i pari i Gjilanit.
Kryetari Hyseni tha se do të vazhdojnë me zgjidhjen e problemit të ujit të pijes për të gjitha lokalitetet në nevojë. /2LONLINE/