Kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se bashkë edhe me të tjerë, drejtues të lartë të institucioneve tona, minsitra e deputet dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nderuan e përkujtuan aktivistin Astrit Dehari.
“Ne, aktivistët e Lëvizjes, Astritin e kemi shembull, ai është frymëzim e shtytje për angazhimin tonë. Rrugëtimi i Lëvizjes sonë ka qenë i vështirë. Sakrifica e aktivistëve përveç që është motivuese, ajo na obligon që këtë rrugëtim dhe qëllimet tona t’i jetësojmë me nder e përkushtim maksimal, çdo ditë”, ka shkruar kryetari Hyseni në profilin e tij.
Postim i plotë i Hysenit:
6 vjet pa shokun, aktivistin, studentin, patriotin shembullor Astrit Dehari
Bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryetarët e komunave nga LVV, ministra dhe shumë deputetë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe familjarë, nderuam e përkujtuam aktivistin Astrit Dehari.
Po bëhen 6 vjet nga vrasja e tij në burgun e Prizrenit. Ai mbahej në paraburgim, pa aktakuzë, rrjedhimisht edhe pa gjykim.
Ne, aktivistët e Lëvizjes, Astritin e kemi shembull, ai është frymëzim e shtytje për angazhimin tonë. Rrugëtimi i Lëvizjes sonë ka qenë i vështirë. Sakrifica e aktivistëve përveç që është motivuese, ajo na obligon që këtë rrugëtim dhe qëllimet tona t’i jetësojmë me nder e përkushtim maksimal, çdo ditë.
Lavdi jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari! /2LONLINE/