DYLON

Zyrtarët për komunikim me publikun trajnohen në fushën e informimit të publikut

Zyrtarët për komunikim me publikun trajnohen në fushën e informimit të publikut
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Qendra për Trajnime e Asociacionit të Komunave të Kosovës në bashkëpunim me DEMOS-in është mbajtur punëtoria trajnuese treditore për Zyrtarët Komunal të Komunikimit me Publikun.

Arsim Osmani nga AKK-ja, Arblir Prieva nga DEMOS-i dhe Bekim Dobra – Kryesues i Kolegjiumit për Komunikim me Publikun kanë paraqitur para të pranishmëve qëllimin dhe përmbajtjen e trajnimeve, e të cilat kanë ardhë si nevojë dhe kërkesë e vetë Zyrtarëve Komunal.

EkoHigjiena

Në dy ditët e para janë trajtuar temat si menaxhimi i mediave sociale, ekosistemi i mediave sociale në Kosovë, si funksionon algoritmi i mediave sociale si të përcaktohen dhe zgjidhet platforma dhe target i synuar për plasimin e lajmeve etj.

Në ditë e tretë është trajtuar tema e adresimit të formave të platformës për konsultime me publikun dhe përditësimi i të dhënave në Platformë.

Trajner të këtyre sesioneve ishin Valon Canhasi dhe Muhamet Qeriqi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.