Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar punimet infrastrukturore në fshatin Cernicë, ku ka thënë se banorëve atje po u mundësohet infrastrukturë moderne.
Kryetari Hyseni ka theksuar se Komuna po kujdeset për infrastrukturën e çdo fshati.
“Nga rrugë me gropa e mungesë asfalti, rrugët e fshatit Cërnicë po shtrohen me asfalt, duke iu mundësuar kështu banorëve infrastrukturë moderne e qasje më të lehtë e më të shpejtë për në qytet.
Po kujdesemi për infrastrukturën e çdo fshati”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/