DYLON

Fakulteti Ekonomik i UKZ-së pjesë e Javës Globale të Ndërmarrësisë

Fakulteti Ekonomik i UKZ-së pjesë e Javës Globale të Ndërmarrësisë
Avatar photo Redaksia

Sot në Prishtinë u hap Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW), ku Kosova është pjesë e saj për të dhjetin vit me radhë. Këtë vit, pjesë e GEW është edhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, në kuadër të partneritetit që ka me Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK) e cila është  nikoqir kombëtar.

Në ceremoninë  e hapjes mori pjesë dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Asoc.Dr.Xhevat Sopi. Me këtë rast ai zhvilloi edhe një bashkëbisedim me Presidenten e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, nën patronatin e së cilës sivjet mbahet Java e Globale e Ndërmarrësisë në Kosovës. Dekani Sopi e njoftoi Presdidenten për aktivitetet që do t’i zhvilloj Fakulteti Ekonomik në kuadër të GEW-it, si dhe orientimin e Fakultetit Ekonomik për të përgatitur kuadro për të qenë ndërmarrës, për çka mori mbështetjen dhe inkurajimin nga ana e Presidentes Osmani për të vazhduar në këtë rrugë.

EkoHigjiena

Ndërkohë, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, Fakulteti Ekonomik organizon të enjten, me 17.11.2022 një tryezë diskutimi në temën:  Mundësitë për ndërmarrësi pas krizës së COVID-19.

Në këtë aktivitet,  ndërmarrës, profesorë dhe student të Fakultetit Ekonomik do të diskutojnë për temën duke e shikuar nga një këndvështrim optimist.

Në Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovës, që zhvillohet  prej 14-20 nëntor, marrin pjesë mbi 70 organizata, biznese, donatorë dhe institucione partnere të Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK), me mbi 100 aktivitete.

Java Globale e Ndërmarrësisë, është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës, politikë-bërës dhe aktorë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin. GEW filloi si lëvizje më 2007 me nismë të Kauffman Foundation dhe Administratës së Presidentit Barack Obama, në kohën e krizës globale ekonomike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.