“5 mjekë të përgjithshëm, 10 infermierë, 3 teknikë laborantë dhe 2 teknikë të farmacisë tani e tutje do të ofrojnë shërbime në QKMF për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai ka bërë me dije se do të vazhdojnë t’i plotësojnë vendet e lira në personelin shëndetësor, njëkohësisht duke rritur kualitetin e shërbimeve profesionale dhe duke ofruar kushte cilësore për të gjithë ata që japin shërbime. /2LONLINE/