DYLON

Policia e Kosovës pranoi donacion dy automjete nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim

Policia e Kosovës pranoi donacion dy automjete nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes ndaj Policisë së Kosovës (PK), Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ka bërë dhurimin e një donacioni prej dy (2) automjeteve kombi për Departamentin e Policisë Kufitare në kuadër të Policë së Kosovës.

Donacion i pranuar ndihmon rritjen e kapaciteteve të PK-së si dhe bën avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit. Këto vetura do të shërbejnë per trajtimin e migrantëve të pa rregullt nga ana e Policisë Kufitare.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë përkrahësve dhe bashkëpunëtorëve të saj të cilët vazhdimisht kanë mbështetur punën dhe kanë ndihmuar policinë në ngritjen e kapaciteteve të saj me qëllim të ofrimit të shërbimit sa më efikas për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.