(2L ONLINE) – Me rastin e kthimit të haxhilerëve të Komunës së Gjilanit nga haxhi, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli dhe drejtori i Bujqësisë Ramiz Ramadani, kanë vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan, ku janë pritur nga kryetari i saj, Sylejman Osmani.
Me këtë rast kryetari Haziri e uroi kryetarin e Bashkësisë Islame dhe gjithë qytetarët që e kanë kryer këtë obligim të fesë islame, ndërsa shprehu gëzimin që janë kthyer shëndosh e mirë në vendlindje.
Nga ana e tij, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe kujdesin e treguar si dhe për bashkëpunimin e mirë që Komuna e ka me Bashkësinë Islame në Gjilan./2L ONLINE/