(2L ONLINE) – Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar gratë dhe nënat gjilanase, duke rikujtuar rolin e pazëvendësueshëm të femrës në ndërtimin dhe zhvillimin shoqërisë sonë, të institucioneve tona, të shtetit tonë. Në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri thuhet:
“Të nderuara vajza dhe gra, nëna dhe motra, shfrytëzoj rastin që si kryetar i Komunës së Gjilanit t’ju uroj 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe t’ju them se ju jeni simboli i dashurisë, ikona e saj dhe sakrifica për më të mirën.
Në këtë ditë të shënuar për të gjithë ne, rikujtojmë rolin e pazëvendësueshëm të femrës në ndërtimin dhe zhvillimin shoqërisë sonë, të institucioneve tona, të shtetit tonë.
Sot, gruaja gjilanase gëzon pozita të larta vendimmarrëse sepse pa fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje nuk mund të kemi shoqëri demokratike.
Andaj, inkurajoj të gjitha femrat që të mos ndalojnë në rrugën e tyre për të zënë vendin e tyre të merituar në shoqëri. Gëzuar!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri. /2L ONLINE/