(2LONLINE) – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po qëndron në Washington DC me ftesë të Kongresmënve Louie Gohmert dhe Janice Hahn, në kuadër të Lutjeve të Mengjesit, në të cilin aktivitet merr pjesë edhe Presidenti Obama dhe shumë autoritete nga mbarë bota.
Gjate këtyre ditëve, kryetari Haziri është takuar me kongresmenët Eliot Engel, Robert Adelholf si dhe deputetë nga parlamentet nacionale dhe shtetet pjesmarrëse.
Poashtu, Haziri ka takuar edhe drejtorin për Europën Qendrore në State Departamentin amerikan, Jonathan Moore, të cilin e njoftoi për zhvillimet më të reja në vend.
Ata e përgëzuan Lutfi Hazirin për rezultatin zgjedhor në Gjilan dhe sukseset e arritura në zgjedhjet lokale, duke çmuar shumë angazhimin e tij dhe kontributin në këtë process, duke siguruar mbështetjen për zhvillimin edhe me të madh lokal.
Gjatë ditës së sotme, kreu i Gjilanit ka adresuar fjalën në emër të delegacionit të Kosovës, në kuadër të takimit të grupit nga Europa Juglindore, ku prezent ishin kongesmenë, adminstrata e shtetit, deputetë dhe ministri nga regjioni dhe vendi pritës.
Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri i njoftoi ata për zhvilimet politike në vend, duke rikonfirmuar angazhimet për sundim të ligjit, aspiraten për integrime euroatlantike, nevojën që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jenë të drejta si dhe nevojën që regjioni i Ballkanit të ecën në drejtim të integrimit europian, si parakusht që problemet e fqinjësisë së mirë të avansohen më kulturën europiane.
Kryetari i Gjilanit theksoi se Ballkani e sheh Europën e Schumanit si rrugë me një drejtim, duke eleminuar barrierat dhe pengesat qe janë ende evidente.
Haziri pati takime të veçanta edhe me komunitetin shqiptaro-amerikan, e në veçanti me NAAK dhe z.Hary bajraktari e Avni Mustafa.
Kryetari Haziri pritet të ketë edhe takime të tjera në interes të kërkesave për donatorët në Gjilan dhe Anamoravë, duke i siguruar bashkëpunim dhe transparencë. /2lonline/