Me rastin e ndarjes nga jeta të afaristit të njohur nga Gjilani, Lulzim Hasani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Hasani. Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Hasani,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të afaristit të njohur nga Gjilani, Lulzim Hasani – Luli.
Luli ka qenë shembulli më i mirë i afaristit në Gjilan dhe gjatë kohës sa udhëhoqi bizneset e njohura, kontribuoi shumë në punësimin e qindra personave.
Lulin do ta kujtojmë gjithmonë edhe si mik e humanist të madh të qytetit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, kolegëve e farefisit.
Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram. /2LONLINE.com/