DYLON

Përmbyllet Manifestimi “Ditët e Diasporës 2021”

Përmbyllet Manifestimi “Ditët e Diasporës 2021”
Avatar photo Redaksia

Në Kamenicë, me gara në Streetball, janë përmbyllur aktivitetet e organizuara nga Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport për Manifestimin “Ditët e Diasporës 2021”.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, duke falënderuar Diasporën për gjithçka, tha se pati kënaqësi që të ndaj kohë me këta njerëz të mrekullueshëm.

EkoHigjiena

“Me Streetball, përfunduam aktivitetet “Ditët e Diasporës”, të organizuara për nder të bashkëatdhetarëve tanë. Pata kënaqësinë të ndajmë fushën, kohën e energjinë me plot këta njerëz të mrekullueshëm, e ekipe tejet të mira. Diasporë, faleminderit për gjithçka”, tha Kastrati.

Manifestimi zgjati tetë ditë me aktivitete të ndryshme si: Koncerte, ekspozita, mbrëmje për fëmijë, dokumentare, hapja zyrtare e Bibliotekës, si dhe Finalja në futboll të vogël “Turniri Tradicional Rogana”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.