Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike, Naser Korça, ka vizituar punimet tek Çarshia e Gjilanit, pjesa që çon deri tek rruga qarkore.
Ai është ndarë i kënaqur me dinamikën e punimeve, derisa ka paralajmëruar se nga java a ardhshme nis vendosja e pllakave të para aty.
“Jo vetëm që po zgjidhet problemi më i madh, por po përkthehet në mundësi edhe të largimit të veturave nga përdorimi sepse qarkullimi do të jetë vetëm për këmbësorë, ku edhe stimulohet ecja dhe ekonomia e vogël familjare”, ka thënë Haziri, pas vizitës atje.
Me të përfunduar ky projekt, Haziri ka bërë të ditur se do të fillohet me programin e kolektorëve të ujërave të zeza me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili përfundon me impiantin në fshatin Uglar.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, bëri të ditur se vlera e këtij projekti është afro 1 milion euro, derisa ka shtuar se deri në fund të vitit do të përfundojë pjesa e Çarshisë nga furra “Aroma” e deri te lagja e Balecit.
Projekti i Çarshisë së Gilanit përfundon deri tek Rruga Qarkore. /2LONLINE.com/