Prokuroria e Gjilanit ka ngritur 9 aktakuza kundër 17 personave

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur 9 aktakuza kundër 17 personave

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer tri vepra penale ‘’Vjedhja’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’./2LONLINE.com/

KOMENTE