(2LONLINE) – Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij boksierin e famshëm nga Gjilani që jeton dhe vepron në Zvicër, Erzen Rrustemi.
Haziri e ka uruar z. Rrustemi për rezultatet e mëdha që ka treguar në kategorinë Cruiserweight dhe super të rëndë, duke e falënderuar që po na bënë krenar gjithë Kosovën, e në veçanti Gjilanin me rezultatet e tij të mëdha në këtë fushë të sportit.
Kryetari Haziri i ka dëshiruar suksese edhe më të mëdha boksierit Erzen Rrustemi në karrierën e tij profesionale.
Boksieri Erzen Rrustemi, që bokson për Box Club Burgdorf në Zvicër, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, duke u shprehur se do të vazhdoj të boksoj në kategorinë Cruiserweight duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze dhe duke qenë shembull i mirë për të rinjtë.
Rrustemi, i cili njihet si “Luani i Karadakut”, në vitin e kaluar i ka zhvilluar katër ndeshje dhe që të gjitha i ka përfunduar me knockout. /2lonline/