Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë dje pjesë në një takim ku u bë prezantimi publik i planit komunal të Veprimit për Eifiçiencë të Energjisë me komunat e Rajonit Zhvillimor të Lindjes.
Aty Kryetari Haliti në emër të kryetarëve të Komunave ka mbajtur një fjalë rasti ku ndër tjera falënderoi të gjithë ata që kanë marrë iniciativën për hartimin e këtyre planeve të rëndësishme dhe u shpreh se Komuna të cilën ai e drejton do të jetë bashkëpunues dhe do të zbatoj të gjitha obligimet që do të dalin me këtë plan.
Përndryshe kryetarët pjesëmarrës në këtë takim kanë pranuar edhe Kartën e Energjisë së Komunave me të cilën ndër tjerash tregojnë përqendrimin dhe përpjekjet e tyre për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme energjetike në qytetet të cilët ata i qeverisin dhe atë në të mirën e të gjithë qytetarëve.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Zyrtaret komunal për Efiçiencë të Energjisë.
Përndryshe kjo ngjarje është mbështetur nga Projekti i BE-së 2 Mbështetje për Zbatimin e pakos së 3-të të Energjisë me fokus në Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme” si dhe me bashkëpunim e Programit për Efiçiencë të Energjisë të Kosovës-GIZ.