DYLON

Diskutim me fermerët e Kamenicës për prodhimet vendore dhe tregun e BE-së

Diskutim me fermerët e Kamenicës për prodhimet vendore dhe tregun e BE-së
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me koordinatorin e zyrës regjionale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Gjilan, Sabedin Kadriu, përfaqësuesin nga Departamenti Këshillimor i Ministrisë së Bujqësisë Tahir Alitaj dhe menaxherin për cilësi në kompaninë “KABI” Medin Zeqiri, sot diskutuan me qytetarët e Kamenicës rreth “Prodhimit vendor dhe tregut të BE-së”.

Në këtë diskutim është folur për mënyrat e tejkalimit të sfidave në prodhim, përmisim dhe përgatitje të produkteve për tregun e BE-së.

Kryetari Kastrati tha se Komuna e Kamenicës ka kushte shumë të përshtatshme për veprimtari bujqësore.

EkoHigjiena

Sipas tij, është shumë e rëndësishme synimi i tregut të Evropës.

“Ne kemi nevojë ta synojmë tregun e Evropës, e të përgatitemi për të sepse kjo do të ishte më atraktive dhe do të ndihmonte në rritjen e numrit të të punësuarve”, tha ai.

Ndër të tjera, Kastrati tha se prodhuesit dhe fermerët duhet të vetdijësohen në aspektin e shërbimeve cilësore dhe efiqiente të produkteve.

Ndërsa, koordinatori i zyrës regjionale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Sabedin Kadriu tha se ky agjencion përfshinë sigurinë ushqimore, çështjet rreth sigurisë së ushqimit me prejardhje shtazore e bimore dhe të gjitha inspektimet veterinare.

“Në kuadër të kësaj zyre regjionale janë inspektorët sanitar, veterinar dhe fitosanitar. Ky agjencion merret me sigurinë e ushqimit, shëndetit të kafshëve dhe ne jemi duke e bërë të pamundurën të mundur”, tha ai.

Sipas tij, AVUK-u është gjithmonë i gatshëm të ju dalë në ndihmë edhe fermerëve edhe atyre që merren me prodhimtari ushqimore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.