Kryetari Haliti vizitoi shkollën e mesme “Jonuz Zejnullahu” në Viti, që është përfituese e një projekti me financim gjerman.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fatbardha Emini, drejtoreshe Arsimit në Viti, kanë vizituar sot SH.M.P “Jonuz Zejnullahu” në Viti, e cila është përfituese e projektit të Qeverisë Gjermane ,,Fondi i Sfidave të Kosovës”, nga Granti i Bankës Gjermane,.
Në këtë vizitë ishin edhe koordinatori i projektit Renato Vasili me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga zyrtarja e lartë nga MASHTI Valbona Fetiu-Mjeku.
Nijazi Lutfiu, drejtor i kësaj shkollë bëri me dije se qëllimi i këtij takimi ishte për të harmonizuar hapat e mëtutjeshëm për implementimin e këtij projekti që ka të bëjë me renovimin e punëtorive dhe furnizimin me pajisje apo makina, në fushën e makinerisë. /2LONLINE/