Në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, ku u prit nga kryetari Husamedin Hoxha.
Kryetari Haliti ka uruar kreun e KBI-së dhe gjithë qytetarët e besimit islam për muajin e Ramazanit, duke dëshiruar që ky muaj i shenjt, të shërbej për solidaritet, harmoni e paqe, si dhe të përçoj mesazhin e dashurisë mes njerëzve.
Gjithashtu, Haliti shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit dhe mbështetjen që së bashku me KBI-në, të mbështesin familjet në nevojë, që sa më lehtë të kalojnë muajin e Ramazanit.
Nga ana tjetër, edhe kryetari i KBI-së në Viti Husamedin Hoxha, duke uruar gjithë besimtarët për fillimin e muajit të Ramazanit, ka shprehur falënderim për Institucionet komunale në mbështetje të vazhdueshme dhe koordinim me institucionin që ai drejton.
Gjithashtu, në këtë takim, u bisedua edhe për disa projekte, që mund të realizohen në të ardhmen si projekte të përbashkëta. /2LONLINE/