• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

Redaksia 2LONLINE 22 Mars, 2023 4 min
 Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, Naim Aliut, me rastin e muajit të Ramazanit

Të nderuar besimtarë!
Vëllezër e motra!

Nesër më 23 Mars 2023 është dita e parë e ramazanit, andaj kam kënaqësinë dhe privilegjin që  me urimet dhe përgëzimet më të mira të ju dëshiroj, shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë të muajit të Ramazanit.

 Duke ditur se Islami është udhëzim hyjnorë i cili e shoqëron njeriun nëpër të gjitha  fazat e jetës së tij, pa marrë parasysh vendin dhe kohën, njeriut i ofron mundësin reale të rregullimit të jetës duke e shoqëruar atë me kryerjen e obligimeve që dalin nga Kurani Famëlartë.

Nisur nga ky parim agjërimi i muajit të Ramazanit e pajis besimtarin edhe më shumë me ndjenjën e dashurisë, respektit, vetëdijes, urtësisë, solidaritetit, zemërgjerësisë, devotshmërisë dhe moral e edukatë të fortë në raport me Krijuesin.

Muaji ku na bashkojnë edhe më tepër, ibadetet e namazet, syfyri e iftari, zeqati e sadakaja, solidariteti e bamirësia, mirëkuptimi e përkujdesja ndaj atyre që kanë nevojë, thërret që të jemi edhe më afër Zotit, më tolerant, më dorëlirë, më të afërt me familjen, farefisin e shoqërinë. Zaten ky është edhe mesazhi i Ramazanit.
Muhamedi a. s. thotë:
“Kush agjëron Ramazanin me besim dhe vetëllogaritje të sinqertë do ti falë tërë çka ka gabuar më parë.”

Agjërimi i muajit të Ramazanit thërret për një mobilizim edhe më të madh shpirtërorë, duke shtuar në ibadet dhe bërjen e veprave të mira nga se është muaji i Kuranit dhe rahmeti i Zotit është edhe më i madh gjatë këtij muaji.

Le të na shërbej muaji i Ramazanit si shansi më i mirë për të zgjatur duart tona kah skamnorët, jetimët, të gjithë atyre që kanë humbur shpresën për një jetë më të mirë. Të forcojmë vlerat e Ramazanit për të qenë të lumtur dhe për ti bërë të tjerët të lumtur.Ndaj lypset nga ne të gjithë që me punën tonë të krijojmë kushte sa më të mira për një jetë më të dinjitetshme, për të gjithë ata që jetojnë dhe e duan këtë vend ku i Madhi Zot na ka krijuar.

Edhe një herë ,më lejoni t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta për muajin e Ramazanit, duke e lutur Allahun që të na pranoi agjërimin, namazin, sadakan dhe adhurimet  tona.

Me fat RAMAZANI

Etiketa:Gjilan muajin e Ramazanit Naim Aliu rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku

31 Maj, 2023

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti

31 Maj, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Ja si e sheh Ardian Azemi i AAK-së prishjen e koalicionit Vetëvendosje-PDK

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com