Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot fshatin Sadovinë të Çerkezëve, konkretisht hapësirën e kompleksit memorial të dëshmorit Forin Maliqi në të cilën pritet edhe të vendosët busti i tij.
Aty ata janë njohur edhe me punimet të cilët janë zhvilluar.
Përndryshe në realizimin e këtij projekti kanë kontribuar shumë donatorë e përkrahje ju është dhënë edhe nga institucionet komunale të Vitisë, ku për këtë është falënderuar edhe nga Administratori i këtij fshati Rexhep Osmani.
Kurse busti i këtij dëshmori pritet të zbulohet me 06.05.2023, konkretisht në përvjetorin e rënies së tij. /2LONLINE/