Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar sot ambientet e objektit të ri të Administratës Komunale, për tu njohur me ecurinë e punimeve, që tani janë në përfundim e sipër.
Ndryshe, pritet që së shpejti, ky objekt të jetë në funksion të organeve komunale, ku do të mundësohen kushtet më të mira për punë për personelin punonjës, por edhe për shërbimet e qytetarëve.