DYLON

Zëvendësministrat e MI-së, u takuan me kryetarin e Kaçanikut

Zëvendësministrat e MI-së, u takuan me kryetarin e Kaçanikut
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministrat e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, Idriz Selimaj dhe Fehmi Mujota, u takuan me kryetarin e Kaçnikut, Besim Ilazi dhe nënkryetarin e kësaj komune, Ylber Bajra, me të cilët kanë diskuatuar për projektet aktuale dhe ato të reja që do të implementohen në këtë komunë.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Idriz Selimaj, e ka njoftuar kryetarin Ilazi, lidhur me projektet që janë duke u realizuar në këtë komunë, duke rikonfirmuar qëndrimin e ministrit, Pal Lekaj, se të gjitha projektet e filluara do të përfundohen, pa lënë anash zotimin e ministrisë edhe për projektet e reja që do të realizohen.

Ndërkaq zëvendësministri Kadriu, e ka siguaruar kryetarin Ilazi, se Ministria e Infrastrukturës, do ti përkrahë të gjitha komunat njësoj, aq sa lejojnë mundësitë buxhetore dhe ligjore, në të gjitha ato projekte që ndikojnë në zhvillimin e komunave dhe mirëqenjen e qytetarëve të vendit.

EkoHigjiena

Kurse, zëvendësministri Mujota, ka ritheksuar vendosmërinë e ministrit Pal Lekaj, që të respektohet disiplina finaciare e Ministrisë së Infrastrukturës.

Kryetari i Kaçanikut, duke i falenderuar zëvendësministrat dhe Ministrinë e Infrsatrukturës, për gatishmërinë e treguar në përfundimin e projekteve të nisura në mandatin e kaluar dhe fillimin e projekteve të raja në komunën e tyre, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e të gjitha projekteve të parapara për këtë komunë.

Ndërkaq nënkryatri i Kaçanikut, Y​lber Bajra, i ka njoftuar zëvendësminitrat në mënyrë të detajuar, mbi projektet që janë në proces të realizimit dhe mbi projektet e raja që ata i kanë paraparë ti realizojnë në vitin 20018-të.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.