(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtorë gjatë Festivalit Ballkanik ‘Nakem’ ne Bursa te Turqise, realizoi takime me Kryetarin e Bursës Rexhep Alltepe, me atë te Komunës Yenishehir Sylejman Çelik si dhe u prit nga Kryetari i Shoqatës shqiptaro-turke Rexhep Gundyz.
Në festivalin ballkanik ‘Nakem’ qe mbahet ne përkujdesjen e Komunës se Bursës si dhe nga Shoqëria ‘Nakem’ me kryetar Husein Ozgan, po marrin pjese te gjitha vendet e Ballkanit ndërsa Komunën e Vitisë po e përfaqëson A.k.v ‘Kemajl Azizi’.
Delegacioni nga Kosova ne krye me Kryetarin Haliti u prit ne mënyre te veçantë, meqë ky delegacion përfaqëson Kosovën, me ç’rast u vizituan edhe ndërmarrje e biznese te ndryshme ku është diskutuar për bashkëpunime ne aspektin ekonomik./2L ONLINE/