(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në këtë takim që kishte karakter pune ata kanë biseduar për mundësitë dhe format e bashkëpunimit dhe vazhdimin e kontakteve të mëtutjeshme.
Ishte kjo vizita e parë e ambasadorit Minxhozi në Komunën e Vitisë. /2L ONLINE/