Në kuadër të takimeve me mërgimtarë, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka takuar edhe deputetin e kuvendit të Hamburgut, Sami Musa.
Kryetari Haliti, e njoftoi z.Musa me aktivitetet dhe projektet komunale dhe ato që janë në realizim e sipër.
Ndryshe, Sami Musa, është me prejardhje nga komuna e Vitisë, përkatësisht nga Pozherani. /2LONLINE/