DYLON

Kryetari Hyseni inspekton punimet në asfaltimin e rrugës “15 Qershori”

Kryetari Hyseni inspekton punimet në asfaltimin e rrugës “15 Qershori”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga drejtori i  Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës, Bekim Salihu, ka inspektuar sot punimet gjatë asfaltimit të rrugës “15 Qershori”.

Kryetari Hyseni bëri të ditur se brenda tri orësh do të përfundojë asfaltimi i kësaj rruge.

EkoHigjiena

“Për asfaltimin e kësaj rrugë janë bërë përgatitje paraprake. Nga biseda që patëm me punëkryesin, brenda tri orësh do të përfundohet asfaltimi dhe do të lihet kohë për çështje të temperaturës, çështje teknike e specifikat e asfaltimit, për t’u liruar më pas për qarkullim”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai theksoi se shumë shpejt do të bëhet edhe sinjalizimi i rrugës për t’u përmbyll i gjithë projekti.

“E di që mbase mund të jemi vonuar pak me rrugën, por është bërë zgjidhje e mirë tash edhe për çerdhen, për bizneset e qytetarët”, ka përfunduar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.