Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti I ka shprehur ngushëllime familjes Mustafa për vdekjen e atdhetarit Ilir Mustafa
E nderuar familje Mustafa
Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të atdhetarit Ilir Mustafa. Angazhimin e tij prej atdhetari në sensibilizimin e çështjes kombëtare dhe shtet ndërtimit të Kosovës, përmes Asociacionit “Kosova- Ansambël” në Francë, nuk i ndali deri në çastet e fundit të jetës.
Andaj, shëmbëlltyra e tij, do mbetet frymëzues për gjeneratat e ardhshme.
Ju lutem që në emër të Institucioneve komunale të Vitisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Kryetari i komunës së Vitisë
Sokol Haliti