/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë pritur sot në takim zv. Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Bajram Gecaj me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet aktuale në këtë komunë dhe të bashkëpunimit në mes të Komunës me MAPL-në.
Gjithashtu është biseduar edhe për projektet të cilat po realizohen nga Institucionet e Republikës së Kosovës në Viti, dhe mundësive të bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Gecaj ka lëvduar edhe punën e mirë të kryetarit Haliti duke potencuar se Institucionet Qendrore të Republikës së Kosovës do të përkrahin punën e suksesshme të Kryetarit Haliti. /2L ONLINE/