Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim inxhinerin e Teknologjisë dhe Mbrojtjes nga zjarri dhe menaxher i sigurisë z. Ronny Baier nga Brigada e Zjarrfikësve të qytetit Bischofshofen nga Austria me bashkëshorten e tij.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e ka falënderuar z. Baier për donacionin që e kanë dhënë ata javë më parë për Njësitin Profesional të Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit në Viti (NJPZSH).
Gjithashtu në këtë takim kryetari Haliti, ka pritur edhe Idriz Ramadani i cili ka bërë transportin falas të këtij donacioni prej Austrisë në Viti.
Me këtë rast, Haliti, ka falënderuar zjarrfikësit austriak për ndihmën e ofruar si dhe ata kanë bashkëbiseduar për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të zjarrfikëseve austriak dhe atyre vitias.
Kryetari Haliti ndau një mirënjohje për z. Baier por edhe një falënderim për Idriz Ramadani.
Përndryshe z. Baier u shpreh se zjarrfikësit në mbarë botën janë një familje që kanë një mision të përbashkët të shpëtimit në rast të fatkeqësive pa asnjë dallim.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Basri Aliu, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë dhe komandanti i NJZSHP-së në Viti, Hetem Jakupi, të cilët gjithashtu kanë falënderuar ata për donacionin e ofruar.
Ata kanë vlerësuar shumë këtë donacion duke potencuar se është shumë i rëndësishëm në punën e zjarrfikjes dhe shpëtimit. /2LONLINE/