Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti në takim kryesine e klubit futbollistik “FC Kosova” nga Gjeneva e Zvicrës.
Ata informuan kryetarin Haliti me të arriturat e ketij klubi futbolli, klub ky i cili po e mban gjallë jetën sportive të mërgatës sonë.
Dihet se mërgata shqiptare atje është kryesisht nga Komuna e Vitisë dhe se gjatë këtij takimi u dakorduan për një bashkëpunim të mëtejshëm për rritje të efikasitetit sportiv.