Në kuadër të takimeve të punës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti.
Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të gjithë mbarshme në komunën e Vitisë, ndërsa kryetari Haliti i ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjelltë që ka KFOR-i si dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e kësaj komune. /2LONLINE/