DYLON

Në Klinikën e Neonatologjisë, në 6 muajt e parë të këtij viti janë trajtuar 4 mijë e 446 foshnje të cilat janë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë

Në Klinikën e Neonatologjisë, në 6 muajt e parë të këtij viti janë trajtuar 4 mijë e 446 foshnje të cilat janë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në 6 muajt e parë të këtij viti janë trajtuar 4 mijë e 446 foshnje, të cilat janë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në këtë klinikë, gjatë periudhës janar-qershor, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, janë pranuar edhe 290 foshnje nga jashtë.

EkoHigjiena

Vdekshmëria në Neonatologji, për pranimet nga Gjinekologjia, sipas të dhënave të raportit, ka rënë në 12.5 promila, kurse nga jashtë në 3.1%.

Foshnje premature të lindura në Klinikën e Gjinekologjisë janë 382, derisa nga jashtë, 27. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.