Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim futbollisten e talentuar nga Sllatina e Vitisë, Ema Kerqota, e cila luan për reprezentacionin U17 të Gjermanisë.
Gjatë këtij takimi ai e ka përgëzuar atë për profesionalizmin e saj në futboll.
Përndryshe bëhet me dije se ajo është e ftuar të jetë pjesë e U17 të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/