DYLON

Dardanapress mbanë trajnimin për hartimin e buxhetit komunal

Dardanapress mbanë trajnimin për hartimin e buxhetit komunal
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve  në vendimmarrje”, ka mbajtur trajnimin e tretë  një-ditor me anëtarët e Kuvendit lidhur me kornizën buxhetore dhe hartimi i buxhetit komunal.

Qëllimi i organizimit të trajnimit të tretë një ditor me anëtarët e Kuvendit Komunal ishte përfitimi i njohurive lidhur me kornizën buxhetore dhe hartimin e buxhetit komunal. Në këtë trajnim anëtarët e kuvendit,drejtoritë komunale, grupet e margjinalizuara, dhe pjesëtarët e shoqërisë janë trajnuar lidhur me rolin e institucioneve në menaxhimin e financave komunale, rolin e anëtarëve të kuvendit krahas financave komunale, procesin e planifikimit të buxhetit komunal, kornizat afat-mesme të shpenzimeve, parashikimeve e të hyrave buxhetore, etj.

EkoHigjiena

Projekt menaxheri nga OJQ DardanaPress, Sherafedin Vranja ka thënë se “Qëllim i yni është që pjesa e buxhetit që ka të bëjë me investimet kapitale të hartohet së bashku me qytetarët, përkatësisht duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat e banorëve. Bazuar në këto nevoja, të hartohet buxheti edhe prioritetet dhe ti orientojmë në këtë drejtim, në mënyrë që buxheti i paraparë për investime kapitale, të jetë tërësisht në shërbim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve”.

Në vazhdim të trajnimit  të pranishmit janë njoftuar mbi rolin e institucioneve në menaxhimin e financave komunale,burimet e financimit të komunave,si dhe me procesin e planifikimit të buxhetit komunal. Si rekomandim kryesorë i dalë nga trajnimi është mbajta e konsultimeve publike,propozimet e dala nga konsultimet publike të merren parasysh dhe qëllim që të kontribuojnë në formulimin e buxhetit komunal, dhe të reflektojnë nevojat dhe prioritetet e banorëve.

Në këtë trajnim përveç anëtarëve të Kuvendit kanë marrë pjesë Drejtorë të Drejtorive Komunale,zyrtarja për barazi gjinore,grupi joformal i grave,përfaqësues të Handikosit, shoqëria civile dhe mediet lokale. 

Ky projekt është financuar  nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.