/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Martin Cammerer, ekspert i bujqësisë në organizatën SES nga Kantoni i Freiburgut të Gjermanisë. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti dhe gjermani Cammerer kanë biseduar në veçanti lidhur me mbështetjen e ndërmarrjeve private në lëmine e Bujqësisë me qëllim që të krijohen kushte më të mira për nxënësit e vitias të drejtimeve profesionale që të mund të zhvillojnë modulet e praktikës profesionale në këto ndërmarrje.
Gjatë këtij takimi është folur edhe për mundësin e binjakëzimit të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti me shkollën profesionale të Freiburgut të Gjermanisë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se grup mosha e popullsisë së kësaj komune paraqet kryesisht moshën rinore duke potencuar se kjo është një ndër pasuritë kryesore që ka ky vend pa harruar edhe kushtet e mira që ka kjo komunë për zhvillimin ekonomik dhe bujqësor.
“Fatmirësisht në komunën tonë kemi një grup moshë të madhe që përbën rinin. Kjo është më të vërtetë është një pasuri që e kemi dhe ne si institucione komunale jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte sa më të mira për rinin tonë. Nuk duhet harruar se falë terrenit e mirë që ka Komuna e Vitisë, në të ardhmen e afërt do të kemi një zhvillim të mirë të kësaj komune si në aspektin ekonomik ashtu edhe bujqësor. Falë angazhimit tonë të përbashkët me fermerët e kësaj ane ne po e kthejmë Vitinë në hambar të Anamoravës”, u shpreh Kryetari Haliti.
Ai tha se Komuna e Vitisë, mirëpret bashkëpunimin me miqtë nga Gjermani dhe shpreson se në kuadër të këtij bashkëpunimi do të fitojnë të dyja vendet.
Ndërkaq Martin Cammerer, ekspert i bujqësisë në organizatën SES nga Kantoni i Freiburgut të Gjermanisë, pasi që foli mbi projektin të cilën ata janë të interesuar të realizojnë në Komunën e Vitisë, u shpreh se ai ka zhvilluar një vizitë edhe në shkollat vitias ku edhe për së afërmi u njoh me nevojat që kanë nxënësit për zhvillimin e mësimit praktik.
Ai po ashtu bëri me dije se ata kanë folur me përfaqësues të shkollës së mesme teknike profesionale “ Jonuz Zejnullahu” në Viti, për mundësinë e bashkëpunimit dhe binjakëzimit të kësaj shkolle me shkollën profesionale nga Freiburgu i Gjermanisë. /2L ONLINE/