Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim Drejtoreshën e Korpusit te Paqes ne Kosove, Darlene Grant.
Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është biseduar mbi aktivitet e Korpusit te Paqes në Kosovë, përfshirë këtu edhe në Komunën e Vitisë, por edhe mbi mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit për të ardhmen.
Me këtë rast Drejtoresha Grant, ka falënderuar Kryetarin Halitin dhe Komunën e Vitisë për mikpritjen që ju është bërë nga kjo komunë vullnetarëve të Korpusit të Paqes.
Edhe Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë ju është mirënjohës vullnetarëve për punën e mirë që po e bëjnë në këtë komunë.
Përndryshe Korpusi i Paqes është organizatë qeveritare e SHBA-ve e themeluar në vitin 1961 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, John Kennedy.
Korpusi i Paqes ka ardhur në Kosovë me ftesën e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në shtator të vitit 2013.
Sot janë 66 Vullnetare të Korpusit të Paqes të cilët jetojnë ne familjet nikoqire në pjesët rurale të Kosovës dhe punojnë në projektet e fushës së arsimit dhe zhvillimit të komuniteteve.