“Gestapot” e testit të maturës

“Gestapot” e testit të maturës

Nga gjithë procesi arsimor dymbëdhjetë vjeçar, përqendrimi i vëmendjes dhe kujdesit ‘policor’ në procesin e mbajtjes së testit të maturës është gjëja më jo e mençur për një shoqëri normale dhe me objektiva të qarta.

Shkruan: Gentian Jetishi

I kemi lexuar disa të mençur sidomos nga komuniteti virtual të presionojnë përgjegjësit e arsimit ekskluzivisht në periudhën e testit të maturës për të shtuar kujdes, e që në periudhën tjetër që është më vitale si ajo e procesit mësimor gjatë gjithë vitit, i lënë të qetë për të bërë ose mos bërë gjë.

‘Testet u shpërndaka në internet!’ , ‘nëse vjedhin në test, do vjedhin edhe në të ardhmen’, e komente habitore por edhe tituj bombastik dhe ‘inspektime ekskluzive’ të mediave, kanë bërë që krejt vëmendja të përqendrohet në testin e maturës dhe jo në periudhën kur nxënësit do duhej të përgatiteshin për këtë test.

Një moment, një event si ky ka rrënuar dhe mund të rrënoj mundin e 12 viteve, ëndrrën e shumëkujt! A mundet një test standard të masë njohuritë e realizuara ndër vite, dhe aq me tepër të shndërrohet në procedurë e çështje administrative pengës apo përparësi për avancim.

Plotë nxënës të shkëlqyer kanë treguar më pak rezultate në testin e maturës se disa tjerë me rezultate mesatare. Ose në rastin më të keq për shkak të pragut/ ose kriterit të kalueshmërisë 50 apo 40% kanë ngelur pa vijuar studimet universitare.

Pra edhe sikur ‘gestapot’ monitorues të testit të maturës do mbanin kontroll të qind për qind, testi i maturës s’duhet, të paktën jo tani për tani të jetë pengesa për regjistrim dhe vijim të studimeve.

Tjetër gjë që do duhej të bërë është që mësimdhënësit e lëndëve përkatëse veçanërisht të lëndëve bazike gjuhë dhe letërsi shqipe, matematikë dhe gjuhë angleze, të adaptojnë formate të testit të maturës gjatë procesit të vlerësimit tre vjeçar. Pra që nxënësit mos të përballen me formatin e testit të maturës vetëm gjatë testit të maturës.

Dhe më rëndësishmja nëse vëmendja në procesin mësimor nuk nisë që në klasat e parë, kur nisin padrejtësitë me rezervimin e përzgjedhjes së mësimdhënësve ‘më të mirë’ dhe ‘klasave me tapih’ për elitat, të pasurit dhe njerëzve me ndikim, edhe pse të cilat kurrë s’kanë pasur ndikim për suksesin e nxënësve.

Ata kanë luajtur vetëm një rol për dallime sociale, inferioritet të një pjesë të nxënësve pa krah apo edhe për motivim të bullizmit.

 

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE