Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot.
Kryetari Haliti, përmes ambasadorit, falënderoi shtetin dhe qytetarët britanez për gjithë përkrahjen që e kanë dhënë dhe po e japin për Vitinë dhe Kosovën në përgjithësi.
I pari i kësaj komune e njoftoi ambasadorin britanik me aktivitetet, historikun e Vitisë, projektet e realizuara dhe të planifikuara por edhe mbi potencialet që ka kjo komunë për investime.
Më pas ata vizituan sheshin e qytetit dhe bustin e ish ambasadorit amerikan “Richard Holbrook”, në qytetin e Vitisë.
Kurse, ambasadori Abbot, u shpreh i kënaqur me të arriturat në komunën e Vitisë, dhe tha se për herë të parë po viziton këtë komunë, për të parë nga afër zhvillimet e gjithmbarshme në Viti.
Kryetari Haliti, në shenjë respekti për angazhimin dhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar në realizimin e shumë projekteve në komunën e Vitisë, e nderoi me një mirënjohje ambasadorin Abbot.
Përndryshe pasi që sot ishte dhe 3 maji-Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, u nderua vepra e gazetarit anglez Kerim Lewton, i cili u vra në fshatin Pustenik më 29 mars të viti 2001, gjatë raportimit për konfliktin në Maqedoni.
Në këto homazhe i pranishëm ishte kryetari Haliti, i shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbot, përfaqësues të mediave dhe zyrtar komunal. /2LONLINE/