(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar Ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergji. Në këtë takim ata kanë bashkëbiseduar për situatën e përgjithshme, rrjedhat, mundësitë dhe zhvillimin e vendit.
Kryetari Haliti gjatë këtij takimi e ka njoftuar atë lidhur me punët dhe zhvillimit e gjithëbarshëme në Komunën e Vitisë duke potencuar se investimet në këtë komunë po bëhen pa dallime.
“Ne si institucione komunale të Vitisë jemi të përkushtuar që investimet në komunën tonë ti bëjmë pa dallime konfensionale apo edhe etnike. Fatmirësisht në Viti eksiton një frymë e tolerancës e kultivuar ndër shekuj dhe këtë frymë ne jemi të interesuar të lëmë si trashëgimi edhe brezave të tjera” u shpreh Kryetari Haliti./2L ONLINE/