Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor 2017/2018, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e këtij gjysëmvjetori të dytë.
“Të nderuar nxënës dhe arsimtarë të komunës së Vitisë, ju uroj fillimin e mbarë të gjysëmvjetorit të dytë. Qeveria Komunale e Vitisë, mbetet e përkushtuar që edhe në këtë vit të realizoj projekte të shumta në fushën e arsimit me qëllim që të ju krijoj kushte sa më të mira nxënësve dhe mësimdhënësve për të dhënë dhe për të marrë dije. Vetëm përmes dijes ne mund të arrijmë qëllimet tona të mira për vendin. Prandaj kërkoj nga ju që të jepni përkushtimin e plotë në nxënien e dijes me qëllim që të arrijmë synimet tona”, u shpreh Haliti.
Ai ndër tjerash shtoi se në vitin 2017, Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e saj ka realizuar shumë projekte por se edhe në vitin 2018 ata do të japin përparësi, krijimit të kushteve sa më të mira në arsimim.
Përndryshe, Haliti bëri me dije se ai është njoftuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti se procesi mësimor ka filluar sot në të gjitha shkollat e kësaj komune duke ju uruar të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e gjysëmvjetorit të dytë shkollor.