DYLON

Presheva mundë të mos shkojë në rivotim?!

Presheva mundë të mos shkojë në rivotim?!
Avatar photo Redaksia

Rivotimi për zgjedhje lokale në Preshevë akoma nuk është i sigurt duke pasur parasysh vendimin e fundit të gjykatës administrative në Nish.

Zeqir Miftari, kryetar i komisionit komunal zgjedhor ka thënë për mediat serbe se për rivotim në 5 njësi zgjedhore ka vendosur shumica e këtij organi mirëpo vendimin e tyre më herët e ka anuluar gjykata administrative.

Ai është shprehur se 6 lista zgjedhorë kanë bërë ankesë për parregullsi në procesin zgjedhor të cilët e pengojnë në shpalljen e rezultateve përfundimtare, transmeton Titulli.com.

EkoHigjiena

Miftari theksoi se nuk është i sigurt se a do të mbahet rivotimi dhe se komisioni ka shkruar ankesën.

“Gjykata administrative ka anuluar vendimin e komisionit komunal zgjedhore më herët për rivotim në disa njësi zgjedhore për shkak të lëshimeve teknike ndërsa kjo është hera e dytë që bëhet ankesë”, deklaroi Zeqiri.

Gjatë kësaj jave pritet të caktohet nga gjykata administrative se a do të ketë rivotim të zgjedhjeve apo jo në 5 vendvotime të cilët përbëjnë 7000 votues të regjistruar.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.