Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë pritur sot në takim veteranin e arsimit, Ismajl Sokoli.
Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth temave të ndryshme në interes të shoqërisë, në veçanti mbi sektorin e arsimit.
Me këtë rast veterani i Arsimit, Ismajl Sokoli ka nderuar kryetarin Haliti me një mirënjohje.
Kurse kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se kjo komunë mbetet e përkushtuar që të krijoj kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët, por në veçanti edhe për sektorin e arsimit pasi që sipas tij e ardhmja dhe e tashmja e këtij vendi varet nga një shoqëri me edukim dhe arsimimin të mirëfilltë.