DYLON

Sekretari i përgjithshëm i MFSK-së po merr pjesë në “Konferencën vjetore të NATO-s’’

Sekretari i përgjithshëm i MFSK-së po merr pjesë në “Konferencën vjetore të NATO-s’’
Avatar photo Redaksia

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK),  Shkelzen Sylaj i shoqëruar nga sekretari personal, Florin Hoxha, po merr pjesë në “Konferencën vjetore të NATO-s për Ngritje të Integritetit ” (NATO Anual Defence Confernce for Building Integrity) , që po mbahet në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO-s (NATO Defence College) në Romë, Itali, me organizim të NATO – s dhe mbështetje të CIDS (Qendra Norvegjeze për Ndërtimin e Integritetit në Sektorin e Mbrojtjes) nga Norvegjia.

Fjalimin kryesor gjatë punimeve të kësaj konference e mbajti Sekretari i përgjithshëm i MFSK -së z. Shkelzen Sylaj, i cili i njoftojë të pranishmit me të arriturat e MFSK – së në ngritjen e integritetit. Ai po ashtu, ka ofruar kapacitetet profesionale të Ministrisë së FSK-së në përkrahje të shteteve që janë në fazën e hartimit të planit të integritetit në institucionet e tyre.

Në këtë konferencë po marrin pjesë ekspertë nga vende të ndryshme anëtare të Aleancës Veri-Atlantike-të NATO-s si dhe përfaqësues të institucioneve nga shtetet aspiruese, duke përfshirë këtu edhe shtetet nga rajoni, si Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina etj.

EkoHigjiena

Konferenca vjetore e NATO-s për Ngritje të Integritetit (NATO Anual Defence Confernce for Building Integrity) ka filluar dje më 10 tetor dhe do të përfundojë punimet sot, më 11 tetor 2018.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.