Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në fushën e infrastrukturës rrugore, konkretisht në ndërtimin e urave automobilistike në territorin e kësaj komune.
Ai bëri me dije se aktualisht në këtë komunë janë duke u ndërtuar 4 ura si në fshatrat Buzovik dhe Fshatin e Ri dhe qytetin e Vitisë, që janë në përfundim e sipër, por edhe në Pozheran ku kanë filluar punimet në ndërtimin e urës.
Kryetari Haliti tha se me këtë pritet të rregullohet edhe ura e 27-të në këtë komunë. Ai tha se me këtë synohet që të kemi një qasje sa më të lehtë dhe të shpejt në infrastrukturën rrugore të kësaj komunës dhe të krijomë lidhje më të mira në mes të vendbanimeve.
Ai shtoi se ata mbetën të përkushtuar të punojnë në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë dhe të krijojnë vazhdimisht kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët vitias pa dallime a bëhet fjalë për viset rurale apo urbane. /2LONLINE.com/