DYLON

Policia Kufitare vë në pranga një të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”

Policia Kufitare vë në pranga një të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor të Stacionit Policor Kufitar Stançiq me datë 28.09.2021, pas pranimit të informatave inteligjente po kryenin detyrat e tyre në një pikë vëzhgimi afër kufirit dhe përmes punëve operative kanë arritur që të identifikojnë një person të dyshuar në atë zonë.

I dyshuari mashkull/kosovar (1994) ka tentuar t’u ik autoriteteve policore dhe gjatë ikjes ka hedhur një qese të tejdukshme me material të dyshimtë dhe ngjyrë të bardhë brenda.

EkoHigjiena

Policia Kufitare në mënyrë profesionale ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshimtin në rrugë dytësore dhe po ashtu të njëjtit i është gjetur në posedim edhe substancë të dyshuar narkotike (rreth 149 gr.)

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe njësitet e antidrogës së PK-së të cilat kanë marr në trajtim rastin.

Me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda, i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.