Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, po merr pjesë në një vizitë studimore që ka për qëllim bashkëpunimin ndër-komunal (BNK) për menaxhimin e integruar të mbeturinave, që po realizohet në Lubjanë të Sllovenisë.
Kjo vizitë studimore, që është organizuar nga GIZ-i gjerman, ka për qëllim përfitimin e përvojave më të përafërta dhe të zbatueshme për Kosovën, me fokus të veçantë në: shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e bashkëpunimit ndër komunal ndërmjet komunave sllovene në proceset e përbashkëta të vendimmarrjes dhe tejkalimin e sfidave.
Gjithashtu, fokus i këtyre përvojave është edhe ndërmarrja e hapave drejt BNK-së dhe strukturën institucionale, administrative dhe financiare të BNK-së, si dhe njohjen për së afërmi se si funksionon në terren bashkëpunimi/sistemi i menaxhimit të integruar ndër komunal të mbeturinave.
Vizita studimore me kryetarët e komunave të rajoneve të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt dhe Mitrovicës, parasheh takime me institucionet përkatëse në nivelin qendror dhe lokal në Slloveni, si dhe vizita në terren, konkretisht në objektet përkatëse. /2LONLINE/