Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ngushëllon familjen Sinani me rastin e vdekjes së mësuesit, Faik Sinani.
Në fjalët ngushëlluese të kreut të Komunës së Vitisë për rastin në fjalë thuhet:
E nderuara familja Sinani !
Në këto çaste të pikëllimit, dua të shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta, me rastin e vdekjes së familjarit tuaj, z. Faik Sinani, njëkohësisht ish mësuesit dhe veprimtarin të dalluar të komunës sonë.
Njerëzit si Faiku përmes punës së tij në arsim dhe shkencë lënë gjurmë të thella në shoqërinë tonë.
Ai do të mbahet mend për kontributin e tij të veçantë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të shumta për të cilën ka punuar me përkushtim të lartë.
Prandaj ky ngushëllim ju dedikohet edhe të gjithë atyre që e kanë njohur apo në çfarëdo forme kanë bashkëpunuar me mësuesin Faik Sinani./2LONLINE.com/