Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime familjes Selimi nga Gërmova me rastin e vdekjes tragjike, së anëtarit të familjes së tyre Dardan Selimi.
“I rëndë ishte lajmi i ndarjes nga jeta i djalit, vëllaut e të afërmit tuaj në aksidentin e sotëm tragjik. E nderuara familje Selimi, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta në emër të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë”, thuhet në telegram ngushëllimin e kryetarit Haliti. /2LONLINE.com/