Vitia shënoi 3 Dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Vitia shënoi 3 Dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Me rastin e ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, Institucionet komunale të Vitisë, kanë shënuar këtë ditë, duke premtuar se Qeveria lokale gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme të ofroj mbështetje dhe kujdes te veçantë ndaj gjithë personave me nevoja të veçanta.

“Patjetër që përpjekjet kanë qenë të mbushura me vështirësi dhe shumë sfida por trajtimi i barabartë është ndërmarrë nga të gjithë ne dhe kemi arritur se bashku të ndërgjegjësojmë komunitetin trajtimin e tyre në përputhje me specifikat e kërkuara. Një qasje pozitive ndaj këtyre nevojave është kusht i një shoqërie demokratike në cilëndo fushë të aktivitetit qytetar”, ka thënë drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti, Basri Aliu.

Sipas tij, sot në këtë ditë shprehin vlerësimin me shumë emocionin për ata qytetarë të cilët gjejnë forcë dhe përkushtimin që të jenë angazhues dhe përpiqen maksimalisht për të bërë më të mirën në dobi të komunitetit dhe nisin punën e tyre me shumë frymëzim dhe kreativitet.

Të gjithë bashkë le të bëjmë të mundur respektimin dhe trajtimin me dinjitet të çdo personi me apo pa nevoja të veçanta”, ka thënë drejtori Aliu. /2LONLINE.com/

KOMENTE